Më 24 janar 2026, Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe dy granata dore gjatë kontrollit të një shtëpie të braktisur në fshatin Joshevik, komuna e Zveçanit.
Gjetjet përfshijnë:
1 armë automatike AK-47
1 pushkë gjysmë automatike dy tytëshe
10 karikatorë të zbrazët dhe 6 të mbushur me nga 30 fishekë
84 copë fishekë për pushkë automatike dhe 14 për pushkë gjysmë automatike
1 rrip për fishekë
2 granata dore M50
Pajisje për pastrimin e armëve
Rasti është referuar Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar.




