Në Gjykatën Themelore të Prizrenit sot nga ora 14:00 pritet të nisë seanca dëgjimore ndaj 109 personave të dyshuar për manipulim të votave. Në seancë do të jetë i pranishëm edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj.
Sipas Gjykatës, deri më tani janë pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 të dyshuarve, ndërsa të arrestuarit tashmë janë futur në objektin e gjykatës nën masa të rrepta sigurie.




