FC Prishtina dhe FC Drita do të përballen më 25 janar 2026 në ndeshjen e Superkupës së Kosovës, duel që vë përballë fituesin e Albi Mall Superligës dhe fituesin e Kupës së Kosovës.
Ndeshja do të nisë në orën 14:30 sipas kohës lokale në Turqi, ndërsa në Kosovë nga ora 12:30. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Mardan Palace” në Antalya.
Superkupa e Kosovës shënon ndeshjen zyrtare hapëse të sezonit dhe pritet të sjellë rivalitet dhe futboll cilësor mes dy skuadrave më të suksesshme në vend.




