Të dielën, më 25 janar, në ora 13:00, në Klinë do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore të Komandant Abedin Rexhës – “Sandokanit”, në rrugën që mban emrin e tij.
Në aktivitet do të marrin pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë, për të nderuar jetën dhe veprën e një prej figurave të shquara të luftës për liri.




