Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me deputeten Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka pritur një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi, të cilët po marrin pjesë në edicionin e katërt të Festivalit Poetik të Prishtinës (21–25 janar 2026), të organizuar nga ObserverKult. Në takim morën pjesë shkrimtarët dhe poetët Ali Daci, Nikollë Berishaj, Ismet Kallaba, Mark Lucgjonaj, Flutur Mustafa-Pllana dhe Ardita Rexha.
Gjatë bisedës u theksua rëndësia e bashkëpunimeve kulturore dhe roli i letërsisë në ruajtjen e lidhjeve shpirtërore mes shqiptarëve në hapësira të ndryshme. Vëmendje e veçantë iu kushtua prezantimit të letërsisë shqipe nga Mali i Zi në kuadër të programit të festivalit, si dhe fuqisë së poezisë për të ruajtur gjuhën, kujtesën dhe dinjitetin kulturor ndër breza.




