Efektivat e Batalionit të Forcave Speciale po zhvillojnë stërvitjen dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26” në kushte të vështira malore, me dëborë dhe temperatura nën zero.
Qëllimi i stërvitjes është forcimi i aftësive fizike dhe psikologjike të ushtarëve në kushte mbijetese, testimi i armatimit dhe pajisjeve të reja, si dhe përmirësimi i gatishmërisë operacionale.
Stërvitja synon rritjen e qëndrueshmërisë dhe aftësisë për të operuar në mjedise të vështira, duke garantuar përmbushjen e misioneve me profesionalizëm të lartë.





