Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se nga protesta e zhvilluar dje në Tiranë nuk ka patur asnjë efektiv policie të lënduar. Ai tha se informacionin e ka marrë nga qendrat spitalore në kryeqytet, ku nuk është paraqitur asnjë punonjës policie.
Berisha theksoi se efektivët kanë patur vetëm shqetësime nga gazi lotsjellës, që sipas tij, është hedhur nga vetë policia drejt protestuesve. Ai përgëzoi qytetarët që arritën të kapnin gazin dhe ta hodhnin pas.
Kreu i PD paralajmëroi se aksioni opozitar do të vijojë me protesta të tjera, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një çështje partie, por për një “ndarëgjegje kombëtare”.
“Nuk ka pasur asnjë të plagosur. U lënduan vetë, sepse u prekën nga gazi që hodhën drejt protestuesve. I përgëzoj ata që e kapën gazin dhe e kthyen pas. Do të ketë protesta të tjera dhe vetëm protesta,” tha Berisha.




