Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton opinionin se publikimi fillestar dhe më pas largimi i menjëhershëm nga faqja zyrtare në Facebook i postimit lidhur me erërat dhe njoftimin e Komunës së Prishtinës ka qenë rezultat i një keqkuptimi.
IHMK thekson se nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje me Komunën e Prishtinës dhe bashkëpunimi institucional është korrekt, në funksion të informimit të drejtë të qytetarëve. Instituti vazhdimisht njofton me kohë dhe saktësi qytetarët dhe institucionet përkatëse lidhur me kushtet dhe fenomenet meteorologjike.
Falënderimet shkojnë për mirëkuptimin e publikut.




