Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova ka përvojë të drejtpërdrejtë se si arrihet paqja, duke theksuar rëndësinë e veprimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ajo tha se përvoja e Kosovës nga lufta dëshmon dallimin mes fjalëve dhe veprimeve konkrete në ndërtimin e paqes.
Osmani rikujtoi se ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara, me mbështetjen e aleatëve demokratikë, i dha Kosovës mundësinë për liri, paqe dhe pavarësi. Sipas saj, sot Kosova është shtet sovran e demokratik, ndërsa brezat e rinj po rriten pa e njohur luftën.
Ajo theksoi se mekanizmat ndërkombëtarë duhet të bashkëpunojnë mes vete, duke ndarë rolet mes krijimit dhe ruajtjes së paqes, pa e zëvendësuar njëri-tjetrin.




