Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur alarmin se bllokadat në kufijtë e Ballkanit Perëndimor, si pasojë e zbatimit të Sistemit EES të BE-së, po shkaktojnë humbje mbi 1 miliard dollarë në ditë në qarkullimin e mallrave.
Sipas AKB-së, kamionët e bllokuar, vonesat e mallrave dhe kostot shtesë po dëmtojnë rëndë bizneset dhe transportuesit në rajon.
AKB kërkon urgjentisht zbatim më fleksibil të EES, rritje të kapaciteteve kufitare dhe dialog të menjëhershëm me bizneset, duke paralajmëruar se çdo ditë vonesë sjell humbje të reja milionëshe dhe miliardëshe.




