Analisti politik Dritëro Arifi ka vlerësuar se në garën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përveç Avdullah Hotit, duhet të ketë edhe kandidatë të tjerë. Ai thekson se partia ka nevojë për një profil të ri lidershipi dhe një vizion ndryshe, për të përballuar sfidat e kohës.
Sipas Arifit, mungesa e vizionit dhe lidershipit nuk është problem vetëm i LDK-së, por edhe i partive të tjera në vend. Ai shton se ndryshimi i qasjes dhe modernizimi i mendësisë politike janë të domosdoshme për ringritjen e partisë.
“LDK-së i duhen kandidatë të rinj me karakter dhe vizion ndryshe. Jemi në shekullin e 21, gjithçka po transformohet, por mentaliteti ynë ka mbetur i njëjtë. Kjo është ajo që i duhet partisë,” tha Arifi.




