Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se, duke filluar nga ora 12:00 sot, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në aksin Rozhajë – pika kufitare Kullë, në territorin e Malit të Zi.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të planifikojnë lëvizjet me kohë dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve, për të shmangur pritjet dhe vështirësitë në trafik. Për çdo informacion shtesë, qytetarët do të njoftohen me kohë.




