Federata e Hendbollit e Kosovës po vazhdon përgatitjet për Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet.
Ky kampionat i rëndësishëm mbahet në Prishtinë prej 9 deri më 14 shkurt.
Tashmë është përcaktuar edhe orari i ndeshjeve.
Në Grupin A të Mesdhetarit janë Kosova, Spanja, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Mali i Zi.
Grupi B përbëhet nga Kroacia, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Greqia, Italia dhe Sllovenia.
Ndeshja hapëse e kampionatit është ajo në mes të Spanjës dhe Kosovës, që zhvillohet nga ora 9:00.
Ndeshjet tjera të 9 shkurtit janë: Turqia – Mali i Zi (10:30), Rumania – Bullgaria (12:00), Kroacia – Sllovenia (13:30), Maqedonia e Veriut – Italia (15:00), Sllovakia – Greqia (16:30).
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Faza grupore zhvillohet deri më 13 shkurt.
Ndeshjet për plasman janë më 14 shkurt. Finalja zhvillohet prej orës 18:30.




