Këngëtarja Dafina Zeqiri ka surprizuar ndjekësit me transformimin e saj të dukshëm trupor pas lindjes.
Përmes një postimi në Instastory, ajo ka ndarë rezultatet e përkushtimit të saj ndaj një programi të rreptë stërvitor, duke u shfaqur në formë të jashtëzakonshme.
Në foton e publikuar, Dafina tregoi ndryshimin me mbishkrimin: “6 muaj pas lindjes. -45kg”.
Ky rezultat i shpejtë dhe dramatik është bërë një shembull motivues për shumë gra që përballen me sfidën e rikthimit në formë pas shtatzënisë.




