Blerta Deliu-Kodra ka deklaruar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini se Partia Demokratike e Kosovës ka arritur ta ruajë votën në zgjedhjet e fundit, ndonëse pritshmëritë e partisë kanë qenë për rritje të saj.
Ajo theksoi se mobilizimi i strukturave dhe fushata e zhvilluar në terren, e bazuar në vizionin e Bedri Hamzës dhe pikat konkrete të programit, është përqafuar nga qytetarët.




