Ka përfunduar turniri ndërkombëtar i golfit “Balkan Open 2026”, i mbajtur në Belek të Turqisë, me paraqitje të suksesshme të golfistëve nga Kosova.
Kampioni i përgjithshëm i turneut u shpall Azer Bislimaj, i cili vazhdoi serinë e sukseseve të tij pas medaljes së argjendtë në vitin 2025 dhe asaj të bronztë në vitin 2021. Në kategorinë Netto, vendi i parë u fitua nga Berat Memaj, pas një gare konkurruese deri në fund.




