Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku është diskutuar për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Hamza ka theksuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë tejkalojnë diplomacinë formale, duke u bazuar në histori të përbashkët, vëllazëri dhe vlera të njëjta, si dhe në përgjegjësinë e përbashkët ndaj kombit.
Ai ka nënvizuar se Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë të ecin së bashku drejt së ardhmes.




