Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 26-vjetorin e fillimit të përpjekjes së UÇPMB-së për liri, duke e cilësuar atë si dëshmi të pathyeshmërisë së shqiptarëve për mbrojtjen e vendit dhe qenësisë së tyre.
Ai bëri të ditur se në këtë ditë të shënuar iu bashkua komandantit Shefket Musliu në “Kullën e Bashkimit”, së bashku me shumë bashkëluftëtarë, ndërsa të pranishëm ishte edhe gjenerali Lahi Brahimaj.
Haradinaj theksoi se shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë vazhdojnë të mbajnë gjallë idealin për të drejtat e tyre dhe u shpreh i bashkuar në betimin për mbrojtjen e këtyre të drejtave.





