Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka marrë lejen nga Komuna e Prishtinës për të organizuar marshin qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë”.
Ngjarja do të mbahet më 17 shkurt nga ora 14:00, në hapësirën publike të miratuar nga autoritetet komunale, në përputhje me kërkesën e organizatorëve dhe legjislacionin në fuqi.
Sipas Komunës, leja garanton zhvillimin e aktivitetit në mënyrë paqësore dhe të rregullt.
Organizatorët ftojnë qytetarët e Prishtinës dhe mbarë Kosovës të marrin pjesë, duke shprehur kërkesën për drejtësi të paanshme dhe respektimin e parimeve të drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor.




