Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, rëndësinë e përmbylljes së procesit zgjedhor dhe formimit të institucioneve sa më parë, si dhe për çështje me interes bilateral.
Kurti e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.




