Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje që anëtarësia e partisë të marrë pjesë aktivisht në vendimmarrjet e kësaj të shtune. Ai theksoi se LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia, vota apo gara, dhe vendimet janë marrë gjithmonë hapur në Kuvend, me debat dhe shumicë.
Abdixhiku u shpreh se ky proces synon të forcojë partinë, ta bëjë më të organizuar dhe më funksionale, duke u fokusuar te e ardhmja e LDK-së dhe e Kosovës. Ai gjithashtu bëri të ditur se ka dërguar ftesat zyrtare për delegatët e partisë për takimin e së shtunës, ku do të vendoset drejtimi i mëtejshëm i partisë.





