Dhjetëra minatorë të ndërrimit të dytë në Minierën e Trepçës kanë mbetur të ngujuar për disa orë qindra metra nën tokë, për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike. Ndërprerja e rrymës kishte pamundësuar funksionimin e ashensorëve dhe daljeve të sigurisë, duke vonuar daljen e tyre nga miniera.
Sindikata e Punëtorëve të Trepçës ka bërë të ditur se situata tashmë është normalizuar dhe se minatorët kanë arritur të dalin të sigurt, ndërsa puna ka rifilluar. Raste të ngjashme janë raportuar edhe ditë më parë për shkak të problemeve me energjinë elektrike.




