Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka shprehur shqetësim për protestat e kompanive transportuese në rajon, të cilat po shkaktojnë vonesa në eksport-import dhe kosto shtesë për bizneset kosovare.
Kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna, ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga Bashkimi Evropian për të siguruar funksionimin normal të transportit rrugor dhe ruajtjen e zinxhirëve të furnizimit. OEK rithekson angazhimin e saj për mbrojtjen e interesave të komunitetit të biznesit dhe për garantimin e një tregtie të lirë dhe të sigurt.





