Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Guvernatoren e Përgjithshme Sam Mostyn, Kryeministrin e Australisë dhe popullin australian me rastin e Ditës së Australisë.
Ajo ka vlerësuar Australinë si aleate të kahershme të Kosovës dhe si shtëpi të rëndësishme për diasporën kosovare.
Osmani ka theksuar përkushtimin për forcimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke uruar një ditë të mbushur me unitet, krenari dhe sukses të vazhdueshëm.




