Policia e Kosovës ka ndaluar një person në fshatin Dushkajë të Pejës, pasi gjatë patrullimit ka hasur në të dyshuarin duke shtënë me pushkë gjuetie.
Sipas njoftimit zyrtar, policia ka ndërhyrë menjëherë dhe nga i dyshuari ka sekuestruar një pushkë gjuetie me leje valide, si dhe 16 fishekë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy gëzhoja.
Pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin kompetent, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me ligjin.




