Prokuroria e Apelit ka hedhur poshtë deklarimet e prokurores Elza Bajrami, të bëra në emisionin “Betimi për Drejtësi”, duke i cilësuar si të pavërteta dhe tendencioze.
Në reagimin e saj, Prokuroria thekson se ushtron mandat ligjor për shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve të prokurorive themelore dhe se pretendimet për motive personale janë të pabazuara, duke dëmtuar integritetin e sistemit prokurorial dhe besimin e publikut.




