Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar që Hashim Thaçi të mbetet në paraburgim, duke argumentuar se afrimi i fundit të gjykimit e bën më konkret rrezikun e një dënimi të gjatë dhe, sipas saj, rrit mundësinë e arratisjes dhe pengimit të procedurave.
Prokuroria pretendon se Thaçi paraqet rrezik të lartë për ndërhyrje në proces, për shkak të ndikimit të tij, njohurive mbi provat dhe akuzave shtesë për pengim të drejtësisë.
Ajo thekson se rreziku për dëshmitarët vazhdon edhe pas përfundimit të dëshmive, duke përmendur edhe klimën e frikësimit në Kosovë. Fjalët përfundimtare në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt.




