Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka zhvilluar një takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Gjatë takimit, Radoniqi e informoi McGurk për përmbylljen e procesit të rinumërimit të vendvotimeve dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme.
McGurk përgëzoi KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve dhe konfirmoi përkushtimin e tij për mbrojtjen e integritetit të votës. Palët ranë dakord për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit në këtë drejtim.




