Gjatë vizitës së tij në Izrael, Kryeministri Edi Rama mbajti fjalim në Parlamentin izraelit, ku theksoi lidhjet historike mes shqiptarëve dhe popullit hebre.
Ai kujtoi se gjatë Holokaustit, shqiptarët refuzuan t’i dorëzonin hebrenjtë nazistëve, duke theksuar se mikpritja dhe mbrojtja e tjetrit janë pjesë thelbësore e kulturës shqiptare.
Rama u shpreh se kjo trashëgimi përfaqëson një mësim të fuqishëm human dhe moral që i lidh dy popujt prej shekujsh.




