Arrestimi i presidentit venezuelian Nicolas Maduro ka nxitur polemika pas deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se gjatë operacionit në Karakas u përdor një teknologji e quajtur “Discombobulator”. Sipas tij, pajisja çaktivizoi sistemet ushtarake venezueliane, duke mundësuar ndërhyrjen pa humbje amerikane.
Megjithatë, nuk ka konfirmime të pavarura apo detaje teknike mbi këtë teknologji, ndërsa analistët shprehen skeptikë, duke sugjeruar se mund të bëhet fjalë për mjete të njohura të luftës elektronike ose kibernetike, të paraqitura nën një emër spektakolar.




