Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të borxhit publik në Ballkanin Perëndimor, sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Europian. Në tremujorin e tretë të vitit 2025, borxhi publik arriti në 53.5% të PBB-së, duke e pozicionuar vendin në vendin e dytë në rajon, pas Malit të Zi me 58.6%.
Në krahasim rajonal, Maqedonia e Veriut regjistroi borxh prej 50.3% të PBB-së, Serbia 43%, ndërsa Bosnja e Hercegovina dhe Kosova mbeten me nivele më të ulëta. Komisioni Europian thekson se menaxhimi i borxhit mbetet kyç për qëndrueshmërinë fiskale dhe stabilitetin afatgjatë ekonomik.




