Një stuhi e fuqishme dimërore ka përfshirë disa shtete të ShBA-së, duke shkaktuar të paktën 17 viktima dhe duke lënë qindra mijëra banorë pa energji elektrike.
Vdekje janë raportuar në shtetet Nju Jork, Tenesi, Luiziana, Masaçusets, Kansas, Pensilvani dhe Teksas. Ndër viktimat, një vajzë 16-vjeçare humbi jetën në një aksident të shkaktuar nga moti i keq.
Për shkak të motit ekstrem, më shumë se 10,000 fluturime janë anuluar, ndërsa shkollat dhe rrugët janë mbyllur në të gjithë vendin. Autoritetet paralajmërojnë për reshje të mëdha bore dhe kushte të rrezikshme gjatë fundjavës.




