Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë dhe Gjykatën Themelore, ka zhvilluar një aksion ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës për dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.
Tre persona u shoqëruan, ndërsa zyrtari A.G. u arrestua në flagrancë për marrje ryshfeti, pasi dyshohet se ndihmoi një të dëmtuar të realizojë pagesa për punë të kryera sipas kontratës me komunën.
Prokuroria fton qytetarët të raportojnë për çdo rast korrupsioni.




