Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka përkujtuar sot viktimat e Holokaustit, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së dinjitetit, lirisë dhe të drejtave të njeriut për çdo brez.
“Çdo 27 janar na kujton se urrejtja dhe përjashtimi sjellin tragjedi. Nderime për çdo jetë të pafajshme të humbur gjatë Holokaustit. Kujtesa është përgjegjësi dhe çdo brez duhet të mbrojë dinjitetin, liritë dhe të drejtat e njeriut,” ka shkruar Hamza.




