Që nga 26 janari, transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi kanë bllokuar pikat kufitare drejt zonës Schengen, duke ndikuar edhe në Kosovë.
Safet Gërxhaliu, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, e ka cilësuar vendimin e BE-së për kufizimin e qëndrimit të vozitësve në Evropë në 90 ditë si të padrejtë. Ai paralajmëroi se kjo do të ndikojë negativisht në tregtinë rajonale dhe sektorin e transportit ndërkombëtar.
Transportuesit kërkojnë përjashtimin e kompanive të transportit nga ky sistem dhe paralajmëruan se bllokadat do të vazhdojnë derisa të gjendet zgjidhje. Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit njoftoi se ndërprerje të ngjashme priten edhe me Mali i Zi.
Pasojat pritet të ndikojnë në mungesën e mallrave, rritjen e çmimeve dhe ekonominë e qytetarëve.




