Dardan Krasniqi mori pjesë në një ngjarje ku u takua me Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Gjatë takimit u diskutua mbi sigurinë, stabilitetin politik dhe ndërtimin e një shteti të fortë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe institucioneve të fuqishme.
Krasniqi vuri në pah edhe sakrificën e ushtarëve ndër breza, të cilët mbeten pjesë e historisë së mbrojtjes së shtetit dhe meritojnë nderim dhe respekt për shërbimin dhe përkushtimin e tyre.




