Dogana e Kosovës certifikoi zyrtarët më të dalluar një ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Doganave.
Drejtori Agron Llugaliu njoftoi se të hyrat u rritën për 8% gjatë vitit të kaluar, ndërsa operacionet kundër kontrabandës rezultuan me konfiskimin e 400 kg kanabis, 3,000 copë municion dhe 61 raste të përbashkëta me Policinë Kufitare.
Llugaliu u bëri thirrje oficerëve të vazhdojnë përkushtimin edhe në vitet e ardhshme.




