Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar rikthimin e menjëhershëm të rinumërimit të votave sipas rendit të komunave dhe transparencë të plotë në procesin zgjedhor.
Ai ka akuzuar KQZ-në për vendime në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet dhe për ndryshimin e metodologjisë së rinumërimit gjatë procesit, duke thënë se kjo ka dëmtuar besueshmërinë e rezultateve.
Haxhiu ka bërë thirrje që Prokuroria të nisë hetime për të gjitha veprimet që kanë cenuar integritetin e votës, duke përfshirë edhe udhëheqësinë e KQZ-së.
Sipas tij, çdo cenim i votës përbën goditje ndaj demokracisë.




