Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se dokumentari i shfaqur së fundmi hedh dritë mbi disa të vërteta të rëndësishme lidhur me zhvillimet në Izrael dhe rajon. Megjithatë, ai ka theksuar se çdo përpjekje për ta krahasuar këtë konflikt me luftën e Kosovës është e gabuar.
Sipas Hazirit, dallimet mes dy rasteve janë thelbësore si në aspektin historik, ashtu edhe në atë politik. Ai nënvizoi se përvoja e Kosovës me Serbinë nuk mund të vendoset në të njëjtin kontekst me atë që po ndodh aktualisht mes izraelitëve dhe palestinezëve.
“Situatat nuk janë të njëjta dhe nuk kanë raport krahasues. Ajo që kemi përjetuar ne në Kosovë është krejtësisht ndryshe nga zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme”, u shpreh Haziri gjatë një paraqitjeje televizive.




