Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se kreu aktual i partisë, Lumir Abdixhiku, duhet të vazhdojë mandatin dhe të reformojë partinë për të rritur rrjetin dhe përmirësuar rezultatin.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Lushaku tha:
“Unë votoj kundër dorëheqjes së tij, sepse mendoj që ai ka ende potencial… shpresoj që LDK-ja të ecë përpara dhe të jetë alternativa më serioze për ta qeverisur vendin.”
Ajo vuri theksin te konsolidimi i partisë, ruajtja e traditës dhe uniteti brendapartiak si çelësi për suksesin e LDK-së.




