Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të SHBA-së ka miratuar rezolutën H.R. 6411, e cila adreson shkeljet e të drejtave etnike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe kërkon përgjegjësi nga Serbia për diskriminimin sistematik ndaj kësaj pakice.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e cilësoi këtë vendim si hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës, duke theksuar se rezoluta u votua pa asnjë kundërshtim dhe me mbështetje dypartiake.
Sipas Kamberit, kjo rezolutë rikthen çështjen e Luginës së Preshevës në agjendën politike të SHBA-së dhe përbën një sinjal shprese për trajtim më serioz të të drejtave të shqiptarëve në Serbi.




