Juristja e medias, Flutura Kusari, ka sugjeruar që edhe Kosova të ndjekë shembullin e Francës dhe Australisë duke ndaluar me ligj përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën moshën 16-vjeçare. Sipas saj, një masë e tillë do të ishte e nevojshme për mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën digjitale.