Platforma “Liria ka Emër” ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Komunën e Rahovecit, ku themeluesit e saj, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, u pritën nga Kryetari i Komunës, Smajl Latifi.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e platformës prezantuan misionin dhe aktivitetet e tyre, me fokus të veçantë fushatën për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Eliza Hoxha e përshkroi Marshin si një thirrje qytetare për drejtësi të paanshme, ndërsa Ismail Tasholli theksoi rëndësinë e mobilizimit në çdo komunë për përçimin e mesazhit të Marshit.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, shprehu mbështetjen e tij për nismën, duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit të luftës çlirimtare dhe parimeve të drejtësisë. Ai theksoi se drejtësia duhet të jetë e drejtë dhe e barabartë për të gjithë dhe se kjo kauzë meriton mbështetje qytetare.




