Lëvizja Vetëvendosje reagoi pas arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës për dyshim ryshfeti, duke theksuar se krimi dhe korrupsioni në këtë komunë janë të thellë dhe të rrënjosura.
LVV thekson se kjo gjendje ka dëmtuar funksionimin e institucionit, ka minuar besimin e qytetarëve dhe ka penguar zhvillimin e kryeqytetit.
Partia gjithashtu njofton se ka sinjalizuar dhe denoncuar raste të shumta të dyshimta dhe kërkon zbardhjen e plotë të rastit.





