Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar materiale informuese lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt, duke ofruar udhëzime të qarta mbi kërkesat dhe obligimet ligjore të të huajve në Kosovë.
Dokumentet përfshijnë kriteret që duhet të përmbushin të huajt dhe listat e dokumenteve të nevojshme për aplikim për lejeqëndrim të përkohshëm dhe të përhershëm.
Të gjitha materialet janë të qasshme për publikun në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme.




