Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka reaguar ashpër ndaj djegies dhe përdhosjes së Kuranit të Shenjtë në Çabrat të Gjakovës, duke e cilësuar këtë veprim si akt vandal dhe kriminal që cenon rëndë vlerat humane, traditën dhe identitetin e popullit shqiptar.
Ai theksoi se ky akt është pasojë e ideologjive të rrezikshme që promovojnë urrejtje, përçarje dhe dhunë, duke kërkuar nga institucionet shtetërore që të veprojnë menjëherë për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve, si dhe të ideatorëve të kësaj propagande.
Myftiu Tërnava u bëri thirrje institucioneve që të marrin masa konkrete për ruajtjen e harmonisë ndërfetare, kohezionit shoqëror dhe vlerave autentike të shoqërisë kosovare.




