Në Prishtinë janë përkujtuar miliona viktima të Aushvicit, me rastin e 81-vjetorit të Holokaustit ndaj hebrenjve. Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, tha se Aushvici mbetet simboli më i errët i njerëzimit, ku jeta, të drejtat dhe dinjiteti njerëzor humbën vlerën.
Ajo theksoi se mbi një milion hebrenj, së bashku me romë, pakica të tjera dhe persona me aftësi të kufizuara, u vranë gjatë Holokaustit, duke e cilësuar atë si mohimin përfundimtar të të drejtave të njeriut, të bazuar në ideologji antisemite.
Ziv paralajmëroi se antisemitizmi vazhdon të jetë i pranishëm edhe sot në botë, duke u shtrirë si kërcënim i vazhdueshëm ndaj popullit hebre.




