Në ambientet e Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, Federatës Aeronautike të Kosovës dhe Klubit Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”.
Memorandumi ka për qëllim zbatimin e projektit “Aviacioni në Shkolla” për vitin akademik 2026–2027, i cili synon përfshirjen e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në aktivitete edukative dhe sportive në fushën e aviacionit.
Ky bashkëpunim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të sportit shkollor dhe fuqizimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në Republikën e Kosovës.




