Pas 26 vitesh e 10 muajsh pritjeje, janë identifikuar mbetjet mortore të Rasim Mehmet Kocit, i zhdukur më 1 prill 1999 gjatë luftës në Kosovë.
Ai ishte arrestuar dhe vrarë nga forcat serbe, ndërsa trupi i tij ishte zhdukur.
Mbetjet do t’i dorëzohen familjes më 30 janar 2026, ndërsa homazhet dhe varrimi do të mbahen më 31 janar 2026 në Gjakovë.
Familja Koci ka pësuar humbje të rënda, duke humbur edhe dy martirë të tjerë gjatë luftës.




