Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, takuan sot Fahrije Hotin, pronaren e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, për të diskutuar rrugëtimin e saj dhe historinë e rezistencës së grave të Krushës.
Hoxha theksoi se figura e Hotit dëshmon se drejtësia për çlirimtarët është e pandashme nga dinjiteti njerëzor, ndërsa Tasholli nënvizoi se Marshi “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt është thirrje për drejtësi të vërtetë dhe reagim kundër politizimit të saj.
Fahrije Hoti u shpreh se marshi është zë i ndërgjegjes qytetare: “Çlirimtarët që luftuan për lirinë nuk mund të jenë fajtorë; fajtorë janë ata që lanë dhimbje dhe plagë të hapura në Kosovë.”
Platforma vlerëson kontributin e Hotit dhe Kooperativës “Krusha” si shembull të rezistencës civile, fuqizimit të grave dhe ruajtjes së kujtesës për krimet e luftës.




